spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Deputeti serb: Vuçiq e Bërnabiq kanë stacionuar snajperistët në çatinë e objektit të Kuvendit të Serbisë

Pas kaosit të së hënës kur ndodhi një përleshje, deputetët e Kuvendit të Serbisë sot janë mbledhur sërish. Ata pritet që ta votojnë propozimin për buxhetin e shtetit për vitin 2025.

Opozita ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në votim.

Por diçka jo fort e zakontë po ndodh jashtë objektit të kuvendit në Beograd.

Deputeti serb, Srgjan Milivojeviq, ka publikuar foto të snajperëve në ndërtesën e Kuvendit të Serbisë.

“Kur Çaushesku dërgoi snajperë në çatinë e Parlamentit rumun, kjo shënoi fundin e mbretërimit të tij të terrorit dhe tiranisë. Vuçiq dhe Ana Brnabiq, sot kanë dërguar snajperë në kupolën e Kuvendit. Ju nuk keni aq plumba sa ka lirinë tek ne! As një hap prapa! Poshtë tirani! Rroftë Serbia e lirë!”, ka shkruar deputeti serb në X.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit