spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

Deputeti Meta i përgjigjet zëvendësit të Faton Pecit për sulmin kundër presidentes

“Zvm. Demelezi është mirë me kujtu çka i pat bë vaki LDK-se kur patën fillu me fol pa lidhje (kështu si Demelezi) kundër Presidentes Vjosa Osmani”, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, deputeti nga radhët e Partisë Guxo, Burim Meta në reagimin e tij ndaj kritikave të zëvendësministrit Imri Demelezi, të bëra për shkak të vizitës së presidentes Osmani që ia bëri kryetarit të Vitisë, Sokol Haliti.

“Është mirë me kujtu sa vota i patet marrë në Viti në shkurt 2021 me Vjosën në listë, e sa në shtator 2021 pa Vjosën në listë. Më mirë e keni të mësoni nga gabimet, qoftë të të tjerëve qoftë tuajat”, përkujton Meta.

Sipas tij, ka vazhduar Meta, Osmani ka vizituar kryetarin shpifës të Vitisë e për të cilin ka publikuar edhe vendimin e gjykatës.

Duke i rreshtuar një sërë aryesh pse Haliti sipas zëvendësministrit është një shembull i keq, ai ka treguar pse e shtynë të reagojë.

“Më e keqja është që më shtyri të reagojë është kur presidentja Osmani deklaron se “Vitia është shembull si luftohen dukuritë devijante dhe të dhunës mbi baza gjinore”, ka shkruar Demelezi mes tjerash.

Demelezi madje ka thënë se Osmani do të duhej ta përkrahte kryetarin e ardhshëm të Vitisë, e që sipas tij do të jetë Arsim Ademi.

“Presidentja Osmani duhet ta dijë se kryetari i ardhëm i komunës së Vitisë do të jetë dr. sc. Arsim Ademi dhe më e udhës është të e takojë atë e të kërkoj falje që përkrahë një kryetar të tillë të LDK-së që është pjesë thelbësore e historike të keqes dhe të tashmes”, u shpreh ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit