Monday, May 5, 2025
spot_img

Deputeti i VV-së: Nuk e përjashtoj mundësinë që Kurti të ftojë PDK-në

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj nuk e ka mohuar mundësinë e një koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës.

Rexhaj ka thënë se nuk beson që Kurti mund ta ftojë PDK-në, megjithatë nuk e mohon faktin se një gjë e tillë edhe mund të ndodh.

“Mbetet për tu parë a do ta ftojë PDK-në, mirëpo mendimi im për aq sa unë e njoh Kurtin dhe LVV-në, nuk mendoj se do ta thërras PDK-në, mirëpo nuk e përjashtojë mundësin që mund të ndodh një gjë e tillë”, ka thënë Rexhaj.

Ai po ashtu ka thënë se LVV-ja nuk e ka për qëllim zvarritjen e formimit të institucioneve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit