Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ardian Kastrati gjatë ditës së djeshme është takuar për drekë me Gjeneralin Kadri Kastrati.
Kastrati deklaroi se “kontributi iGjeneralit Kastrati ka qenë i çmuar për çlirimin e Kosovës!”.
I Plotë:
Unë dhe miku im i çmuar Ramiz Gashi patëm nderin e privilegjin të takohemi sot për drekë me Gjeneralin Kadri Kastrati.
Takimi me Gjeneralin gjithmonë është një moment i veçantë, ku historia e luftës, përmes pyetjeve tona, shëndrrohet në një bisedë të ndjerë dhe inspiruese për të ardhmen tonë.
Me përulësi dhe dinjitet, ai shpalosi kujtimet e një periudhe të errët, kur gjithçka sakrifikohej për liri.
Kontributi i Gjeneralit Kastrati ka qenë i çmuar për çlirimin e Kosovës!
PËRJETËSISHT ME UÇK-në!