spot_img
Sunday, March 23, 2025
spot_img

Deputeti i LVV-së: Qeveria ‘Kurti 3’ do bëhet

Megjithëse kanë kaluar më shumë se një muaj nga zgjedhjet e 9 shkurtit, ende nuk ka pasur lëvizje konkrete për formimin e institucioneve. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi është ende në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura më 15 mars 2025.

KQZ-ja ka bërë të ditur se do të presë vendimet e institucioneve përkatëse për ankesat, dhe pas zbatimit të këtyre vendimeve, do të mund të procedohet me certifikimin e rezultateve përfundimtare.

Nga ana tjetër, opozita ka filluar të ndërmarrë hapa konkretë. Krerët e partive opozitare kanë zhvilluar një takim për të diskutuar situatën paszgjedhore dhe mundësinë e formimit të institucioneve. Ky informacion u konfirmua nga nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Ndërkohë, nga Lëvizja Vetëvendosje, që doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, shprehen të bindur se Qeveria Kurti 3 do të formohet. Deputeti i zgjedhur i këtij subjekti politik, Mefail Bajqinovci ka deklaruar se, megjithatë, formimi i institucioneve nuk mund të bëhet para përfundimit të procesit të ankesave dhe certifikimit të rezultateve zgjedhore.

Ai shtoi se, edhe pse ky proces nuk është përmbyllur ende, Qeveria Kurti 3 do të formohet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit