spot_img
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Deputeti Haxhiu: Ka pasur lojtarë të Kosovës që nga hoteli kanë shkuar te mjekët popullorë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se lojtarë që janë vizituar te mjekët popullorë gjatë grumbullimit me Përfaqësuesen e Kosovës.

Haxhiu, tha se disa herë janë shkelur rregullat gjatë grumbullimeve të përfaqësueses.

Këto komente ai i dha derisa po fliste për debatin e madh të përjashtimit të tre futbollistëve të Kosovës të dielën.

Ai tha se Edon Zhegrova, Arijanet Muriq dhe Florent Muslija nuk janë të vetmit që i kanë shkelur rregullat e grumbullimit.

“Nuk janë këta të vetmit që kanë dal, as nuk është hera e parë që kanë dal. Në qit menaxhim, edhe kur ka ardhur Foda, edhe para lojës ndaj Rumanisë ka pasur lojtarë që kanë dal. Ka lojtarë që prej hotelit kanë dal e kanë shkuar te mjekët popullorë me u shëru tu i pasë mjekët në Federatë. Kjo ka ndodhë gjatë këtij menaxhimi të Federatës”, tha ai.

Pretendimet e Haxhiut, i cili ka shërbyer si nënkryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, i ka hedhur poshtë Faruk Statovci, një analist në emisione sportive dhe ndihmës-trajner i kombëtareve të moshave të Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit