spot_img
Monday, November 25, 2024
spot_img

Deputeti gjerman: Serbia nuk luan dot me Kosovën, bisedime të reja pas zgjedhjeve

Nisja e punës së Komisionit të zgjedhur Evropian mund të shërbejë si përshpejtues i dialogut Kosovë-Serbi.

Deputeti i Budestagut të Gjermanisë, Thomas Hacker, vlerëson se deri atëherë nuk do të ketë lëvizje në këtë drejtim.

”Jemi në periudh tranzitore të Komisionit Evropian, pra komisioni tjetër është në orët e fundit, do të kemi një komisioner me politikë zgjerimi, një grua nga Sllovenia që ka njohuri për rajonin dhe po ashtu Miroslav Lajcak nuk do të jetë në krye të dialogut Prishtinë-Beograd. Kështu do të kemi mundësi për një rifillim”, tha ai.

Sipas tij, ky rifillim i dialogut do të bëhet vetëm mbas zgjedhjeve të qeverisë së re në Kosovë.

“Në Kosovë do të ketë zgjedhje dhe deri atëherë nuk mund të bëhet shumë, por pas zgjedhjeve dhe me komisionin e ri duhet të riforcohet procesi, duhet të bëhet e qartë se marrëveshjet e arritura të përmbushen e të implementohen nga të dyja palët”, u shpreh tutje ai.

Sa i përket moszbatimit të marrëveshjeve nga të dyja anët për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve, deputeti gjerman thotë se durimi do të mbarojë shpejt.

”Faktikisht pas zgjedhjeve në Kosovë dhe formimit të qeverisë së re, do të mbarojë durimi për të dyja palët. Serbia nuk mund të thotë “ne do e nënshkruajmë marrëveshjen”, e më vonë të thotë “ne nuk e nënshkruajmë”, e pastaj të thotë se është kundërkushtetueses”, tha Hacker.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit