Wednesday, July 23, 2025
spot_img

Deputetët serbë betohen për sovranitetin e Kosovës

Deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës kanë firmosur tekstin e betimit si pjesë e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në dokumentin që kanë nënshkruar, ata zotohen për mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës – një akt që ka ngjallur reagime, përfshirë edhe nga avokati serb Çedomir Stojkoviq. Ky i fundit ka publikuar dokumentet në rrjetin social X, duke e cilësuar këtë si një “lojë trefishe” të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Në njërën anë nxit tensione dhe përplasje të armatosura, siç ndodhi në Banjskë më 2023, nga ana tjetër përpiqet ta bindë opinionin publik serb dhe Kishën Ortodokse se po e mbron Kosovën si pjesë të Serbisë. Ndërkohë, deputetët që kontrollon betohen në institucionet e Kosovës për të ruajtur pavarësinë e saj.

Kjo lojë e dyfishtë, madje trefishtë, ka prodhuar vetëm urrejtje, manipulim dhe përplasje të dhunshme – duke nxitur përçarje ndërmjet komuniteteve dhe viktima të pafajshme, në një kohë kur paqja mund të ishte zgjedhja më e thjeshtë dhe më e drejtë”, shkroi Stojkoviq.

Betimi u bë më 19 prill, gjatë tentimit të tretë për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit. Deri më tani janë mbajtur 10 vazhdime të seancës konstituive, por procesi ende nuk ka përfunduar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit