spot_img
Wednesday, March 19, 2025
spot_img

Deputetët e parlamentit Evropian kërkojnë sanksione ndaj Millorad Dodikut

Një grup prej 28 deputetëve të Parlamentit Evropian i kanë bërë thirrje shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të vendosur sanksione ndaj Millorad Dodikut, presidentit të entitetit serb të Bosnjës dhe Hercegovinës, Republika Sërpska.

Deputetët kërkojnë që Dodiku të sanksionohet për veprimet e tij të fundit, që konsiderohen si një përpjekje për të ndarë Republika Sërpska nga Bosnja dhe Hercegovina.

Në një letër të nënshkruar nga këta deputetë, ata theksojnë se Dodiku përbën një kërcënim të madh për sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjës dhe për sigurinë e Bashkimit Evropian.

Ata i bëjnë apel Bashkimit Evropian të reagojë ndaj këtyre veprimeve secesioniste dhe lidhjeve të ngushta të Dodikut me Kremlinin, duke argumentuar se veprimet e tij janë në përputhje me interesat e Moskës.

Deputetët gjithashtu shprehin shqetësim për dështimin e përpjekjeve diplomatike për të bindur Dodikun të ndryshojë kursin e tij dhe besojnë se sanksionet janë të nevojshme për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Kërkesa e deputetëve vjen pas një serie veprimesh të fundit nga Dodiku, pas dënimit të tij më 26 shkurt nga Gjykata e Bosnjës me një vit burgim dhe ndalimin e ushtrimit të detyrës së presidentit për gjashtë vjet.

Dodik dhe liderët e tjerë të Republikës Sërpska gjithashtu po hetohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Bosnjës, një vepër që mund të çojë në një dënim me burg deri në pesë vjet dhe ndalimin e ushtrimit të detyrave zyrtare.

Gjykata e Bosnjes dhe Hercegovinës ka lëshuar një urdhërarrest të ri mbarëkombëtar për presidentin e Republikës Srpska, Millorad Dodik, kryeministrin e entitetit, Radovan Viskoviç, dhe kryetarin e Kuvendit, Nenad Stevandiç.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit