spot_img
Tuesday, October 22, 2024
spot_img

Demiri: Udbashi, Nexhmedin Ajeti më thoshte vishu trashë që të mos mbesin shenjat në trup

Ish e burgosura politike, Vezire Demiri ka thënë se Nexhmedin Ajeti ishte udbashi i cili përdori tortura çnjerëzore ndaj saj në burgun e Mitrovicës.

Ajo në emisionin “Debat Plus” ka rrëfyer se si Ajeti i thoshte veshu trashë që të mos mbesin shenjat e penderekut në trup gjatë torturave.

“Nexhmedin Ajeti, vëllau i drejtorit të burgut, Ajet Ajeti përdorte dhunë, më thoshte veshu më trashë, tri katër parë tesha, që mos të mbetet pendreku në trup”, ka rrëfyer Demiri.

Demiri ka thënë se përveç Nexhmedin Ajetit në Mitrovicë ajo ishte marrë në pyetje edhe nga një person me emrin Muharrem për të cilin tha se nuk përdori dhunë por u soll mirë me të.

“Muharrem e ka pas emrin.Por ky është sjell shumë mirë. Bekteshi a e ka pas emrin nuk e di, por emrin Muharrem e ka pas por ky është sjell shumë mirë. Me sa e kujtoj unë ka qenë i Llaushës, veq u sjell mirë, ky nuk ka përdor dhunë”, ka vijuar ajo.

Sipas Demirit, dhunë më së shumti ka përdorur në burgun e Mitrovicës, Nexhmedin Ajeti dhe disa gra që ishin si police.

“Ka qenë Fevzija, ajo jo që ka qenë UDB-ashe por 10 udbashe i ka pas në trup të saj. Mbiemrin nuk ja di, me sa e di ka qenë e Bajrit. Ka qenë edhe një Minirja, ajo ka qenë kryesore aty, tmerret e saja sa të jam nuk i harroj”.

Dita më e tmerrshme për Vezire Demirin gjatë vuajtjes së dënimit ishte qëndrimi në Pejë në natën e parë kur ishte arrestuar.

“Nata e 4 nëntorit 1985….i dëgjojsha rënkimet, bërtimat, mu doke që edhe shiu po vajton për ato rënkime të trive që u dergjshin nëpër ato burgje, nëpër ato dhoma, ka qenë tmerr, kjo ma kujton një andërr të keqe, nuk kam deshirë kurr me i kujtu ato, është një mankth”, ka thënë ajo me sy të përlotur.

Demiri ka thënë se për 6 muaj ishte mbajtur nën hetime.

“Për sa dënoheshim ne nuk e kishim fort problem, vitet kalonin shumë shpejt, ditët, muajt por vetëm hetuesia me kalu njëhere, në hetuesi është shumë vështirë me nejt… nuk e pret kur të vinë, natën, ditën, në mes natës vishin kur ti ishe e përgjumur…ndoshta sishe në gjendje me fol, nuk ishe në gjendje me mendu”.

Ajo ka thënë se gjyqtar i rastit të saj ishte Gani Rexha derisa prokurori nuk i kujtohet se kush ishte dhe se nga Rexha ajo tregon se u dënua me 1 vit e gjysmë burgim.

“Pas gjashtë muajsh dola para gjyqit, gjyqtari Gani Rexha më dënoi me 1 vjet e gjysmë burg. Deri në 1986 mbajta burg. Krejt burgun, pra dënimin e kam kryer në Mitrovicë”, ka theksuar Demiri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit