Monday, October 14, 2024
spot_img

Demhasaj: Gjendja ekonomike s’ka qenë kurrë më keq

Analisti politik, Arton Demhasaj ka komentuar fjalimin e kryeministri Albin Kurti të cilin e mbajti të shtunën e kaluar para Këshillit Drejtues të VV-së.

Demhasaj, thotë se pagat janë ngritë pak në disa fusha, por janë zvogëluar shumë në fusha të tjera.

‘’Pagat janë rritë për pak e në disa fusha janë zvogëluar për shumë, inflacioni me të cilin po ballafaqohet në këto vite, ka bërë që edhe për kundër që paga mund të jetë pak më e madhe, mundësia për shportën e qytetarit është shumë më e vogël, për shkak të rritjes së çmimeve nga inflacioni, shto këto edhe rritjen e rrymës dhe gjitha këto në një far mënyre komplet popullatën e bëjnë më varfër se para 3-4 viteve’’ thotë ai.

Analisti Demhasaj, potencon se eksporti është rritë por kjo ka ndodhur për shkak të bizneseve të cilat qeveria i kishte sulmuar vetë dhe jo për shkak të punës së Qeverisë.

‘’ Eksporti është rritë, por kjo ka ndodhë falë disa biznesve të vendit tonë dhe jo për shkak të Qeverisë. Tek punësimet ka legalizim të vendeve të punës’’ shton, Artan Demhasaj.

Demhasaj, thotë se gjendja ekonomike s’ka qenë kurrë më keq se sa që është tani.

‘’Gjendja ekonomike tash nuk është aspak më e mirë, përkundër mos me thënë se është shumë më e keqe se sa ka qen” u shpreh ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit