Ish-deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, ka reaguar pas fjalëve të kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj për të.
E Demaliaj e quajti Ramosajn, bira e fundit e Kavallit sipas tij në AAK.
Demaliajt reagimi i Ramosajt i është dukur interesant duke theksuar se si paska marrë guxim ta bëjë një gjë të tillë por ai shton se e kupton pse ka reaguar për shkak se zgjedhjet po afrohen.
Ish-deputeti thotë se nuk ka kërkuar vetshkarkim dhe se kjo është një gënjeshtër.
”Paska thënë se unë kam kërkuar vetëshkarkim gjë që është gënjeshtër, dhe mu paska aprovuar nga kryesia.!!”, shkruan ai.
Tutje ai i është drejtuar Ramosajt: ‘’Ti për mua personalisht nuk din asgjë dhe nuk ke të drejtë me fol hiq, sepse kurrë në jetë unë ty stë kam dhënë hapsirë me u marrë me mua e lëre me bashkëpunuar me mua në çfardo niveli politik dhe partiak.!!’’.
Në fund ai e pyet Ramosajn me ironi ”Allahile a u bone Deputet???”.
Reagimi i plotë i tij:
Paska folë bira e fundit e Kavallit
Kryetari i Komunës së Deçanit Ramosaj paska folur për mua gjë që po më duket shumë interesante që e paska marrë këtë guxim,por tani e kuptoj se duhet me folë diçka sa për me thënë që fola sepse zgjedhjet u afruan.!!
E di që është shumë i mangët dhe i padijshëm bile kur flet për qështje procedurale.
Paska thënë se unë kam kërkuar vetëshkarkim gjë që është gënjeshtër, dhe mu paska aprovuar nga kryesia.!!
Ku ekzistojnë ketë vendime dhe këto kërkesa
duhet dokumentuar ose duhet me e pranuar që po gënjen.!!
Por ajo që dua të them është se ju jeni shkelësi i dispozitave statutare dhe mbi gjithçka tjeter vetëm për mbijetesë politike në subjektin që po e keqpërdorë.
Ti për mua personalisht nuk din asgjë dhe nuk ke të drejtë me fol hiq, sepse kurrë në jetë unë ty stë kam dhënë hapsirë me u marrë me mua e lëre me bashkëpunuar me mua në çfardo niveli politik dhe partiak.!!
Sa i përket nivelit të ulët në debat , ti kurr në jetën tënde ske pas mundësi me debatuar me mua, sepse atë mundësi nuk ta kam dhënë unë jo që skisha dashtë por Ti ,nuk din..dhe ski ide se çka është debati dhe organizimi.!!!
Por do ta kesh shancin tani deri në Tetor
Lidhur me nivelin e ulët po ta jap nji detaj
Që nga tani duhet ta dish:
NIVELI I LARTË I KEQPËRDORIMEVE NË KOMUNËN DEÇANIT ËSHTË DHJETRA MILIONËSH.!!
Uh për pak harrova.!!
Allahile a u bone Deputet???
-Demokracia- po vjen.!!!