Saturday, July 19, 2025
spot_img

Deliu për sulmet ndaj Adriatik Kelmendit: Gazetari që flet me zë të lirë, sulmohet

Deputetja e betuar nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar pas sulmeve ndaj gazetarit Adriatik Kelmendi nga zyrtarja e VV-së, Dejona Mihajli.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Deliu shkroi se gazetari që flet me zë të lirë, sulmohet.

Duke shtuar se edhe raporti që e tregon të vërtetën mohohet.

“Gazetari që flet me zë të lirë, sulmohet. Raporti që tregon të vërtetën, mohohet. Dje “Reporterët pa Kufij”, sot Adriatik Kelmendi. Të gjithë në rresht, kush del jashtë, dënohet, gozhdohet, shpallet tradhtar. Nuk ka hapësirë për debat, as për reflektim, vetëm për linçim. Nuk kalon kjo mendësi, pikë”, shkroi ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit