I dyshuari i nacionalitetit serb i cili mbeti i plagosur gjatë grabitjes së armatosur në Veternik të Prishtinës, ka dalë nga salla e operacionit dhe është dërguar për trajtim të mëtejmë në Mjekim Intensiv Qendror.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i klinikës së Anestezionit, Gazmend Spahija. Në Mjekim Intensiv Qendror është edhe punëtori i sigurimit.
Ndryshe, serbi i plagosur dyshohet se është njëri nga pjesëtarët e grupit i cili sot tentoi ta grabiste furgonin e një kompanie të sigurimit që bartte para.
Ngjarja ka ndodhur në hapësirat e jashtme të qendrës tregtare Albi Mall, në Veternik.
Ndërkaq, përmes një komunikate për media, Prokuroria ka njoftuar se në bashkëpunim me hetuesit policor kanë arrestuar një person, ndërsa po vazhdon ndjekjen e personave të cilët ndodhen në arrati