Lionel Mesi prej më shumë se 1 viti luan në Amerikë te skuadra e Inter Miamit. Argjentinasi u transferua në MLS gjatë verës së vitit të kaluar, teksa vazhdon të jetë protagonist me paraqitjet e tij tek amerikanët.
Palët kanë kontratë të vlefshme deri në fund të këtij sezonit dhe në qershor Mesi del lojtar i lirë. Por pavarësisht kësaj, te skuadra nga Florida kanë nisur punën për të bërë të mundur qendrimin e “Pleshtit” dhe rinovimin e kontratës.
8 herë fituesi i “Topit të Artë” sipas “Tyc Sports” pritet që zgjatja e kontratës të bëhet deri në qershor të vitit 2026. Gjithsesi Mesi ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë të luajë apo jo, teka në horizont është edhe Kupa e Botës 2026. Ky turne do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.