Wednesday, May 7, 2025
spot_img

Deklarimi i pasurisë, Kusari-Lila 107 mijë euro kredi – kursime në bankë veç 2,777 euro

Deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka bërë deklarimin e pasurisë pranë Agjencisë për Parandalimin e Korruspionit. Para të gatshme të sajat, ajo i ka deklaruar 27.87 euro, si dhe 2,749 euro si “paga, kredi, hua”.

Tek pjesa e detyrimeve financiare, Kusari-Lila ka deklaruar disa kredi.

Fillimisht një vlera e së cilës është 75 mijë e 475 euro dhe duhet të paguhet brenda 120 muajve, pastaj një tjetër, dhe kjo kredi po në emër të saj, ku nga 21 mijë sa ka marrë i kanë mbetur edhe 18 mijë e 402 euro për t’i paguar.

Një kreditë kartelë ku i duhet të paguaj edhe 2 mijë e 703 euro, një tjetër me 3 mijë e 523 euro, si dhe për studimet e djalit të saj, një në vlerë 7mijë e 500 euro dhe një tjetër 1 mijë euro.

Të hyra vjetore të sajat, ish-shefja e grupit parlamentar të VV-së ka deklauar pagën si deputete në Kuvendin e Kosovës, 28 mijë e 41 euro. Po nga ky institucion, ajo ka deklaruar mëditje 3 mijë e 885 euro.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit