Wednesday, May 14, 2025
spot_img

Deklaratat e Trump për aneksim, Grenlanda forcon lidhjet me Danimarkën

Grenlanda po përpiqet të forcojë marrëdhëniet e saj me Danimarkën pas retorikës së mungesës së respektit nga administrata amerikane, tha sot kryeministri i ri i ishullit Arktik, Jens-Frederik Nielsen, sipas “Reuters”.

“Jemi në një situatë të politikës së jashtme që do të thotë se duhet të afrohemi më shumë me njëri-tjetrin”, tha Nielsen në Kopenhagë, në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologen e tij daneze, Mette Frederiksen.

“Kongresi nuk ka gjasa të mbështesë pushtimin e territorit gjysmë-autonom të Danimarkës, Grenlandës”, tha demokrati më i lartë në Dhomën e Përfaqësuesve në Kopenhagë.

Presidenti Donald Trump tha se dëshiron që SHBA-ja të pushtojnë Grenlandën dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta bërë këtë.

“Nuk besoj se ka mbështetje të vërtetë dypartiake në Kongres për të vepruar agresivisht ndaj Grenlandës”, u tha gazetarëve më 25 prill, udhëheqësi demokrat i pakicës Hakeem Jeffries, në Dhomën e Përfaqësuesve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit