Avokati Gazmend Halilaj, ka treguar pse e mbështetë Gjykatën Speciale.
Në një intervistë ekskluzive për GazetaKosova.net, ai ka treguar këto arsye.
Sipas tij, Gjykata Speciale nuk është kundër UÇK-se, por kundër siç shprehet ai, ‘skuadrës që ka kryer krime duke u fshehur pas shkronjave të arta të UÇK-së’.
Halilaj shprehet se po të ishte kundër UÇK-së do të arrestohej Sylejman Selimi dhe shumë komandantë të tjerë.
Madje avokati shton se kjo Gjykatë do ta pastrojë UÇK-në.