Çështja e hapjes së urës së Ibrit në Mitrovicë ka shkaktuar shumë debate javët e fundit. Lidhur me këtë ka folur në ‘News Line’ dhe kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se i beson më shumë ushtarëve amerikanë se Albin Kurtit.
Ai ka theksuar se zbatimi i rendit dhe ligjit duhet të jetë në koordinim me aleatët.
“Kjo bujë e madhe, kjo zhurmë e madhe është një lloj shoëbizi që po ndodh, po bëhet vetëm për interesa të ngushta të Kurtit dhe njerëzve rreth tij. Kjo është arsyeja pse aleatët tanë nuk i besojnë Kurtit.
Ne kemi një komunikim direkt me misionet e sigurisë të Amerikës që nga koha e luftës. Rezultati i këtij komunikimi kemi arritur të krijojmë tre ligjet e ushtrisë së Kosovës. Unë ju besoj më shumë ushtarëve amerikanë se Albin Kurtit në çështjet e sigurisë dhe në çështjet e integritetit territorial të Kosovës për Veriun. Plani amerikan që na kanë propozuar si Kosovë nga tabelat dhe te çdo detaj tjetër, do të rezultonte jo pas katër vitesh, po pas dy vitesh me integrim të plotë politik dhe do të vlerësoheshim pozitivisht nga aleatët tanë. Në mënyrë që nesër të jemi anëtarë të Këshillit të Europës dhe në NATO.
Nëse e merrni pozitën e Kosovës gjatë katër viteve të qeverisjes Kurti nuk e kanë përmirësuar aspak pozicionin e vetë ndërkombëtar, pra nuk kemi marrë asnjë njohje në organin e jashtëm, nuk jemi anëtarësuar as në Këshillin e Europës që e kishim të gatshëm, kemi humbur përkrahje në shumë pozicione ndërkombëtare, jemi të ndëshkuar. Pra, ky është një sukses I madh I Serbisë për të pozicionuar Kosovën në konflikt me aleatët e vetë të sigurisë. Në planin tjetër, zbatimi i ligjit në Veri duhet të ndodh, por duhet të kryehet në një plan të përbashkët me aleatët tanë, që të kemi dhe vlerësim pozitiv, i cili do të na ndihmonte ne për ecjen përpara në anëtarësimin në NATO. Ka ndodhur e kundërta. Ne Kurti na ka larguar nga aleatët e sigurisë”, u shpreh Haradinaj.