Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka realizuar sot një vizitë në veri të Kosovës, ku ka takuar zyrtarët policor dhe punëtorët e kompanisë Ibër Lepenci.
Gjatë vizitës, Haradinaj ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në këtë zonë, duke falënderuar forcat e policisë që janë të angazhuara në mbrojtjen e sigurisë.
Një nga pikat kyçe të vizitës ishte vendi ku ndodhi sulmi terrorist në kanalin e Ibër Lepencit, ku Haradinaj shprehu shqetësimin e tij për sigurinë dhe kërkoi nga autoritetet që të marrin masat e nevojshme për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen.