spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Dasma që u bë virale e nipit të Gazmend Ramës/ Babai i dhëndrit, këngëtari Shkëlzen Rama mungoi se gjendet në burg

“Po thotë halla Shqipe, Gonja e Valbonja”. Pak kush ka mbetur që nuk e ka dëgjuar këtë video, që më vonë do të bëhej edhe virale, sidomos në rrjetin TikTok.

Aty po martohej Liridon Rama, djali i vëllait të këngëtarit të famshëm të turbo-flokut, Gazmend Rama.

Liridoni është i biri i këngëtarit të së njëjtës familje, Shkëlzen Rama, që edhe pse nuk e ka famën e të vëllait, Gazmendit, megjithatë nuk i mungon talenti.

Por, ai mungoi në dasmën e të birit.

Gazeta merr vesh që arsyeja pse ai mungoi në këtë dasmë ishte që ai gjendet jashtë Kosovës, por jo në ndonjë udhëtim pune apo i angazhuar si këngëtarë në ndonjë ahegn.

Ai për momentit gjendet në një burg në Francë.

Gazeta e ka kontaktuar Shkëlzen Ramën përmes llogarisë së tij në TikTok, ku ai duket që edhe nga burgu publikon herë-pas-here video, por i njëjti deri tash nuk është përgjigjur.

Gazeta e ka kontaktuar edhe Gazmend Ramën, që ka konfirmuar që i vëllai i tij, Shkëlzeni gjendet në burg, por nuk ka pranuar që të jap shumë detaje.

Ai ka mohuar që në këtë rast të ketë qenë në çfarëdo forme i përfshirë, pasi që thotë se vëllai ka pasur një problem me të dashurën e tij.

“Ai e ka bërë me të dashurën e vet që ka një fëmijë më të. Çfarë të dyshuari unë në këtë rast, ai e ka femër ata kanë një fëmijë bashke dhe kanë disa probleme…”, tha Gazmend Rama i cilësohet edhe si “babai i tallavas”.

Kujtojmë se dasma më virale e kësaj vere ishte e djalit të tij. Liridonit, me nusen Sarandën. Dasma e tyre u bë viral për shkak të këngës që ju këndua në dasmë.

“Po thotë halla Shqipja, Gonja dhe Valbona, Liridon për hajr t’koft nusja Saranda” është fraza e këngës që mori mijëra shikime dhe shkoi viral në të gjitha rrjete sociale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit