Lori Hoxha, trashëgimtarja e “Top Channel,” kurorëzoi dashurinë e saj disavjeçare me partnerin, Ervis Bajraktarin, në një ceremoni masive, pas asaj private në Meksikë, ku çifti kishte shkëmbyer premtimet e përjetshme më 9 gusht, ku të ftuar ishin vetëm disa persona të përzgjedhur.
Thuhet se në dasmë ishin mbi 200 të ftuar dhe ceremonia u zhvillua në Tiranë, konkretisht tek ‘Sheraton Mak-Albania’. Edhe pse çifti kishte kërkuar privatësi të plotë, disa foto të të ftuarve qarkulluan nëpër rrjet. Por, gjithsesi, përflitet se në këtë event madhështor nuk munguan disa nga figurat më të njohura të politikës dhe medias.
Thuhet se artistët që ndezën atmosferën ishin Elita 5, Albërie Hadërgjonaj dhe DJ Benito.
Nga emrat që përfliten se ishin të ftuar në këtë dasmë janë: Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me bashkëshorten Ajola Xoxa; bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama; si dhe Tom Doshi. Gjithashtu, thuhet se emra të tjerë të pranishëm ishin Grida Duma, Eno Popi, Bora Zemani, Ori Nebijaj, Xhemi Shehu, Armina Mevlani, Valdrin Sahiti.
Përsa i përket Arbana Osmanit, ish-prezantuesja e Top Channel nuk mori ftesë, gjë që bëri që të nisej familjarisht për në Londër. Edhe pse ende nuk ka një foto të Lorit nuse, të pranishmit thonë se ajo shkëlqentee veshur me një fustan të bardhë, të ngushtë pas trupit dhe punuar me gurë e temina.
Dekori i sallës karakterizohej nga një tavan floreal, ndriçim të ulur, shandanë dhe qirinj të ndezur dhe dukej që ishte shpenzuar shumë