Thursday, May 8, 2025
spot_img

DASH presion Rusisë për zgjatjen e armëpushimit në Ukrainë, Kremlini refuzon të shtyjë ditët

Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara, deklaroi se mirëpret zgjatjen e armëpushimit të shpallur nga presidenti rus Vladimir Putin me rastin e Pashkëve, ndonëse Kremlini më herët ka deklaruar se nuk është dhënë ndonjë urdhër zyrtar për një ndërprerje të tillë të luftimeve.

Presidenti Putin njoftoi ditën e djeshme për një armëpushim 30-orësh, që përfundon sonte në mesnatë. Ndërkohë, si Rusia ashtu edhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të këtij armëpushimi.

“Jemi në dijeni të deklaratës së presidentit Putin për një ndërprerje të përkohshme të zjarrit për shkak të Pashkës. SHBA mbetet e angazhuar për arritjen e një armëpushimi të plotë dhe gjithëpërfshirës”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit në një deklaratë të dërguar me email. Ai shtoi se Uashingtoni do ta mirëpriste zgjatjen e kësaj ndërprerjeje të luftimeve.

Ndërkohë, tensionet janë shtuar. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi për “përpjekje të pasuksesshme” të ushtrisë ukrainase për të sulmuar pozicionet ruse në zonat Suha Balka dhe Bahatyr në rajonin e Donetskut.

Po ashtu, janë raportuar veprime ushtarake edhe në rajonet kufitare me Bryansk, Kursk dhe Belgorod, ku sipas autoriteteve ruse ka pasur viktima dhe të plagosur mes civilëve.

Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi forcat ruse se kanë ndërmarrë operacione ushtarake në zonat e Pokrovskut dhe Siverskut në lindje të vendit, duke theksuar se “ushtria ruse vazhdon të përdorë armatim të rëndë” pavarësisht armëpushimit të shpallur.

Një gazetar i Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP), i cili ndodhet në qytetin Kramatorsk pranë vijës së frontit, raportoi se ndonëse u dëgjuan disa shpërthime gjatë ditës, situata në përgjithësi ishte më e qetë, pa shenja tymi në horizont.

Një komandant ukrainas i njësive të dronëve, që preferoi të mbetet anonim, deklaroi se “veprimtaria e armikut është reduktuar ndjeshëm në zonat e Zaporizhias dhe Kharkivit”, duke shtuar se janë regjistruar vetëm incidente të izoluara.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit