Wednesday, May 14, 2025
spot_img

DARDANIA – SHTETI KËRKON VENDIMMARRJE

Shkruan: Enver Sahiti

Me veprimet e fundit në Parlamentin e Republikës së Kosovës po bëhen pazare.

Jo vetëm pse po i njohim ata, por edhe jemi të bindur se kush jane ata, dhe nuk duam të ua numrojmë të keqiat që i kan shkaktua shtetit e që të tilla ka plot, por mbi të gjitha duam të e potencojmë se ata edhe mirenjohjën që është falas nuk duan t’ia japin qytetarit.

Se edhe filozofia e lashtë greke na e mëson se tek njeriu që i mungon mirenjohja mos kërko virtyte të tjera, sepse një njeri pa virtyte nuk mundet të jetë njeri dhe asesi lider i një grupimi politik aq më tepër nje grupimi nga i cili kërkohen përgjegjësi për shtetin.

Politika nuk është fuqi muskujsh, por mendje e kthjellët dhe menquri. Ka ardhur koha qe njeriu udheheqes politik të jete mbi te tjera shqiptar, politikani duhet të jetë patriot dhe meritokrat. Nëse nuk i ka këto dy kritere atëhere është i rrezikshëm për vendin.

Politika nuk duhet të jetë ambicie por duhet të jetë përgjegjësi, dhe derisa e trajtojmë si ambicie, atëherë kemi kaos politik.

Baza e demokracisë është votimi e jo apstenimi ku me të cilin po e cenojne demokracinë duke mos njohur fituesin .

Me këtë proces brylash duan t’i hedhin benzin zjarrit dhe me ketë do bëhen vet hiri i ati zjarri sepse mu për atë aty do të digjen vet.

Keshtu qe nuk është koha për t’i fry zjarrit sepse nuk është koha që Dardania e lashtë të behet hi i ati zjarri politik që politikajt duan që t’i ndajnë intereset e tyre prsonale përmes perfaqësimit si aset të marrun nga vota e qytetarit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit