spot_img
Friday, November 15, 2024
spot_img

“Dardanët” sonte ndaj Rumanisë për revansh dhe vend të parë

Sonte në Bukuresht të Rumanisë, Kombëtarja e Kosovës do të zhillojë ndeshjen në kuadër të xhiros së pestë apo parafundit në këtë kampanjë të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” drejt Bukureshtit, kanë udhëtuar të motivuar duke pasur parasysh se kjo ndeshje është e rëndësishme për vendin e parë në grup.

Po ashtu, Kosova kërkon edhe ti revanshohet Rumanisë për humbjen 3: 0 që ia shkaktoi në muajin shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Selektori Franco Foda ka thënë se niveli i cilësisë me Rumaninë është i njëjtë por me mungesat me të cilat përballet ekipi i Kosovës, do të jetë ndeshje shumë e vështirë.

Atmosfera brenda ekipit është shumë e mirë, ndërsa lojtarët besojnë në rezultat pozitiv ndaj Rumanisë pasi synimi është vendi i parë në grup dhe promovimi direkt në ligën B të Ligës së Kombeve.

Rumania i prinë grupit B2 të ligës C me 12 pikë të tubuara, tri më shumë se Kosova që renditet e dyta në tabelë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit