Kryetari i tifo-grupit “Dardanët” ka reaguar pas vendimit të FFK-së për përjashtimin e Edon Zhegrovës, Florent Muslijës dhe Aro Muriç nga grumbullimi.
Lulzim Berisha, kryetar i tifo-grupit kosovarë, ka postuar në Facebook menjëherë pas publikimit të vendimit të FFK-së.
“Kosova është më e madhe sesa të gjithë ne”, thuhet në postimin e Berishës.
Përpos Berishës ka reaguar edhe anëtari i kryesisë së “Dardanëve”, i cili ka shpërndarë vendimin e FFK-së me mbishkrimin ‘lojtarët e diskotekave’.Sipas vendimit të FFK-së, treshja e ekipit kombëtar janë përjashtuar për shkak se kanë thyer rregullat.