Siç duket për banorët e Big Brother VIP Albania ka qenë një natë plot surpriza dhe me pak gjumë.
Në orët e para të mëngjesit, disa prej tyre, përfshirë Danjën, Valbonën, Loredanën dhe Eglin, kanë vendosur t’i bëjnë një “shaka” ndaj banorëve tjerë, duke i “bombarduar” me miell.
Si cak I kësaj ishte edhe këgëtari Kosovar Gjesti, i cili, kur e kuptoi se po bëhej objekt i gjuajtjes, ka reaguar menjëherë, duke iu kthyer me të njëjtën monedhë, duke i “sulmuar” vajzat me miell në fytyrë.
Si pasojë e kësaj, Vëllai i Madh mori masat dhe ‘urdhëroi’ menjëherë vajzar të merrnin përgjegjësinë për pastrimin e ambientit të shtëpisë.