Wednesday, October 16, 2024
spot_img

Dalin pamjet: Trupi i pajetë i Faton Hajrizit niset për në Kosovë

Trupi i pajetë i Faton Hajrizit është tani në automjetin e kompanisë kosovare që po kryen transportimin e kufomës nga Serbia në Kosovë.

Ekipi kosovar, që po merret me këtë proces, është nisur nga morgu në drejtim të Beogradit dhe më pas do të vazhdojë udhëtimin për në Kosovë.

Për shkak të specifikave të rastit, ende nuk është e qartë se kur do të mbërrijë trupi në Merdare.

Image

Megjithatë, janë publikuar fotografi të arkivolit që mban trupin e Faton Hajrizit, i cili po transportohet në Kosovë nga kompania “Funerali”, e specializuar për transportimin e kufomave.

Faton Hajrizi ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës dhe ishte në kërkim nga Policia e Kosovës.

Pas disa ditëve, u shpall në kërkim edhe nga autoritetet serbe, meqë dyshohej për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri në Lloznicë të Serbisë.

Hajrizi u raportua se është vrarë në vendin e quajtur Banja Kovilaça.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit