Në orët e para të së dielës ndodhi një tragjedi në Koçan të Maqedonisë së Veriut.
59 persona vdiqën, ndërkaq përreth 150 u lënduan si pasojë e zjarrit që kaploi një diskotekë në Koçan, e cila rezultoi se kishte falsifikuar licencën e operimit.
Maqedonia e Veriut, në nderim të viktimave, shpalli shtatë ditë zie dhe paralajmëroi inspektim të rreptë.
Mediumi ‘Almakos’ ka publikuar pamje të reja nga diskoteka “Club Pulse” në Koçan, ku shihen të rinjtë teksa largoheshin nga ambientet e diskotekë.