spot_img
Friday, November 1, 2024
spot_img

Dalin pamje nga aksidenti i rëndë ku vdiqën tre persona në Badoc (VIDEO)

Tre persona vdiqën mbrëmë, pasi vetura e tyre ra në Liqenin e Badocit.

Vdekja e tyre u konstatua në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor, tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ajo tregoi se informatën për aksidentin e ndodhur, e kanë pranuar rreth orës 23:00.

Dy nga trupat e viktimave u gjetën në ujë, e tjetri kishte mbetur i bllokuar në veturë.

Kjo u bë e ditur nga komandanti i zjarrfikësve në kryeqytet Malë Gashi.

Ai tregoi se për t’i nxjerrë trupat e viktimave dhe veturën nga liqeni, intervenoi edhe FSK-ja.

“Ka ardhur ekipi i zhytjes së FSK-së, i kanë nxjerrë dy persona që kishin humbur jetën në ujë, njërin që ka mbetur në veturë e kemi tërhequr me litar, me kamion e kemi nxjerrë veturën me gjithë personin e vdekur. Pastaj sigurisht e kemi hequr edhe nga vetura bashkë me FSK-në, dhe e kemi dorëzuar te ekipet mjeko-ligjore”, tha Gashi.

Për rastin tragjik ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla.

“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe në këto momente të rënda për ta jemi në krah të tyre”, shkroi ai në Facebook.

Kreu i MPB-së iu bëri thirrje qytetarëve për vozitje të kujdesshme, raporton Klankosova.tv.

“Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve për vozitje të kujdesshme në mënyrë që të shmangim dhe të mos përsëriten aksidente të tilla”.

Media ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku ekipet e shpëtimit shihen duke kërkuar me varkë trupat e viktimave.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit