Ura e Ibrit është bërë “mollë sherri” në kohët e fundit. Të gjithë thonë se ura duhet te hapët pasiqë ajo ka rol pozitiv jo vetëm se i lidhë dy brigje, por edhe e mundëson kalimin e lirë të mallrave dhe njerëzve për çfarë edhe ndërtohet.
Por ura e Ibrit nuk po hapet diçka aty brenda saj është lidhë nyje, vetem një dreq i madh e din se pse nuk po hapet.
Kështu shprehet profesori dhe analisti politik Binak Maxharraj i cili shton se, nuk ka asnjë arsye që ajo s’po hapet.
“Koplin e parë Mustafa ia la qeverisë Kurti në vitin 2015 kur e nënshkroi Asociacionin një etnik serb me elemente ekzekutive të cilin Gjykata Kushtetuese i gjeti 23 defekte antikushtetuese. Të njejtën gjë e kishte bërë dy vite më parë edhe kryeministri Hashim Thaçi në vitin 2013. Ishin këta kpoila të dy kryeministrave si thikë pas shpine Kosovës. Kurse, kopili dytë është ura mbi Ibër?!”, thotë ai.
Sipas tij, lidhur me urën këto ditë u prononcua edhe ish-kryeministri Isa Mustafa kur thotë se: “Ura e Ibrit tani është shëndrruar në një simbolikë të populizmit parazgjedhor”.
“Ndoshta, por nuk besojë aq shumë ne këtë retorikë të Mustafës. Po, pse ai nuk e hapi urën në vitin 2017 kur nuk kishte “populizëm parazgjedhor” e që ishte pajtimi që ajo të hapej pa kurrfarë pengese por ia la mundësinë Vuçiqit që pas 7 vitesh bash në urën e Ibrit të “muron dreqin serb” për mbrojtjën e urës. Pra, Ura e Ibrit e pati mundësinë ideale të hapet në kohën sa ishte kryeministër Isa Mustafa sepse ishte marrë pajtimi nga BE, Kosova dhe Serbia që ajo të hapet pikërisht ne atë vit kur Serbia ende nuk hapte shkëndia zjarri të forta në veri të Kosovës. Ky ishte kopili i dytë që qeveria Mustafa ia la te dera qeverisë Kurti që të merrët me të”, thekson ai.
Ai pohon se, ish-kryeministri Isa Mustafa në vitin 2016 zhvilloi biseda me BE dhe serbët e veriut që ura të hapet.
“Për këtë ekziston edhe marrëvshja e nënshkruar, se pas testimit të urës ajo të hapet menjëherë u caktua edhe data në vitin 2017 që ajo të hapët. Por Isa Mustafa këtë nuk e bëri, këtë e di vetëm ai për çka edhe mbanë përgjegjësinë kryesore për hapjen e urës. Ia lëshoi rastin Vuçiqit që nga ateherë ai të kujdeset për urën, i cili sipas Vuçiqit simbolizon edhe kufirin për ta marrë veriun. Pra çështja e Urës nuk do të ishte problem për Vuçiqin po të mos ishte fakti se Veriu është një territor i pasur me ar e flori dhe xehe të paimagjinueshme. Dhe kështu ura e Ibrit me fajin e Isa Mustafës mbetë e pa hapur edhe sot pas 8 viteve, por tashti ajo është ne dorë të presidentit serb A,Vuçiq i cili fatin për marrjen e veriut po e lidhë pikërishtë me urën e Ibrit”, pohon ai.
Ai shton se, çështja e hapjes së urës u bë “mollë sherri” midis shumë akterve.
“Tëgjithë po thonë se ura duhet të hapet. Por ajo nuk po hapet dhe nuk dihet se kur do te hapet. Ka kundërshtar të fortë që ajo të mos hapet për momentin si BE dhe SHBA duke i dal zot Serbisë në stilin që të mos e shqetësojmë atë, për ti trazuar serbët e veriu duke nxjerrë spica se për hapjën e urës duhet të diskutohet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që do të thotë se për hapjen e sajë nuk mund të këtë pajtim. Por, pse duhet dhënë kohë Serbisë për hapjen e urës kur ajo veç është diskutuar në vitin 2016 dhe marrë vendimi për hapjën e saj. Për mos hapjen e urës është shqetësuar edhe miku i Kosovës, Amerika e cila si pretekst për hapjën e urës e sheh të rreziku pjesëtarëve amerikan të KFOR-it. Këtë e përkrah edhe Isa Musafa duke theksuar se “hapjen e urës duhet lënë me një anë, ashtu siç e la edhe me 2017 kur e kishte rastin ideal për hapjën e sajë ndoshta edhe nga frika e tij që të mos lëndohen pjesëtarët e KFOR-it amerikan, sepse Mustafa e ka frikën e rastit të vitit të kaluar kur nga kriminelët dhe bandat kriminele të Vuçiqit u rrahën me huj e stupca pjesëtarët e KFOR-it duke i lënë të lënduar mbi 100 që disa prej tyre sot i kanë këmbet e amputura”, thekson ai.
Maxharraj pohon se, për këtë rast të turpshëm nuk u dënua fare Serbia.
“Turp, e trimëruar nga ky akt barbar i kriminelëve dhe bandave kriminele të Vuçiqit u trimëruan aq shumë sa që ata më 24 shtator 2023 kryen sulmin terrorist në Banjskë ku e humbi jetën një pjesëtar I policisë së Kosovës, kurse terroristët u mundën turpshëm. Por, fakti se me rastin e hapjës se urës janë të rrezikuar pjesëtarët e KFOR-it amerikan nuk qëndrojnë. Nga kush janë të rrezikuar ushtarët amerikanë, ata nuk janë të rrezikuar nga shqiptarët, sepse policia dhe qytetarët e Kosovës janë ata që do u dalin në mbrojtje si miq të përhershëm. Por, sulmi mund të u vije nga ushtarët, kriminelët dhe bandat kriminele të Vuçiqit, sepse Serbia është ajo që përms urës tenton ta mbrojë edhe veriun dhe ëndrrën e saj për ta ndarë”, thotë ai.
Profesori pohon se, nuk dihet se a do të hapët dhe kur do të hapet ura e Ibrit, sepse këtu janë përzier shumë “specie” që po e pengojnë që ajo të hapet.
“Pra, le të dihet a mos vallë ekziston ndonjë plan i fsheftë, sekret i ndërkombëtarëve për fatin e veriut që s’po lejojnë që ura te hapet në këtë kohë, apo po presin kohën më të përshtatshme për të hapë për të ia bërë qejfin Serbisë që veriun të ia kalojë asaj. Por, një gjë të tillë nuk do ta lejojë populli i Kosovës, sepse Kosova pa veriun është si njeriu pa kokë. Pra Kosova mund të jepë kokën e veriun jo. Ndoshta nga kjo e dhënë janë nisur edhe kreyministart e më parshëm kur disktinin me Serbinë për mundësinë e ndarjës së Kosovës dhe korrigjim kufinjsh. Falë kancerlares Angela Merkel kjo gjë u penguar. Por, sot nuk e kemi më një zonjë të hekurt si Angela Merkel, por i kemi disa Grenela dhe grenelista në Kosovë, e Kosova të mbetet vetëm në mëshirën e Zotit. Por një gjë duhet ditur se fajtori kryesor për mos hapjen e urës është pikërisht dhe veçanarisht ish-kryeministri Isa Mustafa i cili nuk e hapi urën me 2017 kur ekzistonte marrëvshja ndërkombëtare në Bruksel e nëshkruar nga Serbia dhe vet Isa Mustafa. Ndoshta vet Isa Mustafa do ta thotë të vërtetën se pse nuk e hapi urën atëherë, por ia la si kopil qeverisë Kurti të merret me të por vonë, tepër vonë për të bërë diçka”, përfundon profesori Binak Maxharraj.