Ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiq njoftoi se do të nisin patrullat e përbashkëta policore nga Serbia dhe Kina.
Sipas tij patrullimet forcojnë miqësinë mes dy vendeve
Daçiq, i cili po viziton Kinën sot, pas pjesëmarrjes në Forumin Global për Bashkëpunimin në Fushën e Sigurisë Publike në Lianjungang, udhëtoi për në Guangzhou, ku do të takohet me përfaqësuesit më të lartë të sigurisë të provincës Guangdong dhe qytetit të Guangzhou, njoftoi Ministria të Punëve të Brendshme të Serbisë.
Daçiq të mërkurën do të marrë pjesë në stërvitjen përfundimtare të njësive speciale të MPB-së së Serbisë dhe Ministrisë së Sigurisë Publike të Kinës dhe do të vizitojë pjesëtarët e policisë serbe që marrin pjesë në patrullimet e përbashkëta me kolegët e tyre kinezë.