Sunday, July 20, 2025
spot_img

Çun Lajçi shpërthen ndaj politikanëve milionerë dhe paralajmëron rrezikun e një “Qeverie Tranzicioni”

Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi ka reaguar me tone të ashpra përmes një postimi në Facebook ndaj situatës politike në Kosovë. Ai fajëson klasën politike, të cilën e quan “milionerë me faqe të trashë”, për degradimin institucional dhe përpjekjet për të rikthyer një “Qeveri Tranzicioni”, ndërsa popullin e kritikon për mungesë vetëdijeje qytetare.

Teksti i plotë i postimit:

Shko në zgjedhje, djalosh, se nuk i ke fajet as ti as ata, po populli që kurrë s’diti me nda shapin nga sheqeri!

  • Kosova nuk ka Kuvend! Kosova nuk ka shtet!
    Jo, nuk ka! Sepse nuk ka njerëz që e duan Kosovën, por njerëz që e duan dinarin dhe euron!
    Ka mafi. E ku ka mafi, ka vrasës politikë. Ka hajna! E ku ka hajna, ka milionerë. E ku ka milionerë, ka lagje pasanikësh politik, ku bëhet tregti me fatin e një populli, e ku shkruhen letrat e “dashurisë” për Kosovën!
  • Pas 25 vjetësh na kthehet termi “tranzicion”! E kuptoni mendësinë e tregtarit?

Po, milionerët politikë të lagjes luksoze na kthejnë në vitin 2002, menjëherë pas luftës, kur ende nuk kishim shtet – dhe tani kërkojnë “Qeveri Tranzicioni”! Ku hajnat, (dhe jo vetëm hajnat, por edhe dhunuesit e lirisë) kërkojnë ta marrin shtetin, duke i futur në të njëjtin thark delet, lopët e dhitë!

  • Po, ky është zanati i tregtarëve – s’ke ç’bën!

Sot Kosova nuk ka shtet! Jo, nuk ka! Sepse ka milionerë faqetul, ka kokë-cullaka që janë bërë milionerë! Ka kapobanda që ta fusin gishtin në sy. Ka thasë me para që s’dihet nga kanë ardhur!
Ka deputetë dhe parti të blera e të shitura, si prostitutat për një natë sevda je në motelet buzë autostradave. Ka Kuvend në shitje dhe Kosovë në shitje – për milionerët pushtetarë dhe për fukaratë nga mendja që bëjnë “bëëëë” pas oligarkëve, të cilët as shteti nuk mund t’i kontrollojë; – se s’ka prokurori!

  • O mjera Kosova që ka mbetur duke i lutur; – “dudat”, që ta bëjnë e ribëjnë Qeverinë!

Shko në zgjedhje, djalosh, se nuk i ke fajet as ti as ata, po populli që kurrë s’diti ta ndaj shapin nga sheqeri!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit