Real Madridi ka arritur mbrëmë të mposht Real Sociedadin në udhëtim me rezultat 2-0.
Përkundër rasteve të mira të vendasve madrilenët arritën të mbajnë portën e paprekur.
Në portën madrilene ishte Thibaout Courtois i cili arriti të shpëtoj portën e Los Blancos disa herë, mirëpo aleat i tij ka qenë edhe shtylla tri herë.
Falë mos pranimit të golit, belgu arriti të mbaj portën e paprekur për të 100 herë me skuadrën madrilene.
Padyshim ky është një sukses i madh për të dhe u ndje i lumtur që arriti këtë me Real Madridin.
“Përshëndetje madridistas, jam shumë i lumtur për fitoren dhe mbështetjen tuaj dhe jam i emocionuar që kam arritur për herë të 100 të mbaj portën e paprekur me Real Madridin. I gatshëm edhe për më shumë”, u shpreh Courtois.
Belgu është pjesë e Real Madridit që nga viti 2018 kur u transferua nga Chelsea.