Dëshmitari Nuredin Ibishi në rastin e ish-krerëve të UÇK’së, ka folur për arrestimin e një viktime pjesëmarrëse në këtë proces, e që quhet Milevan Stankoviq, për të cilin tha se i kishte sulmuar pozicionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Potok gjatë kohës së luftës.
Ibishi përgjatë dëshmisë së tij pyeti mbrojtësin e viktimave Simon Laws se kur një person i armatosur hyn në perimetrin e sigurisë çka duhet të bëhet me të, “a duhet të ledhatohet?”.
Dëshmitari tutje e quajti “gënjeshtër të pastër”, kur mbrojtësi i viktimave tha se Ibishi dhe Stankoviqi ishin takuar në shtëpinë e vëllait të dëshmitarit pasi ata kishin marrëdhënie pune.