Wednesday, October 16, 2024
spot_img

Çka “po zihet” në FSK?

Pas anulimit të tenderit për furnizim me ushqim të ushtarëve të FSK-së, Ministria e Mbrojtjes e FSK-së u bë e ditur se është hapur konkursi për pranim të stafit profesional të kuzhinierëve. Organizata joqeveritare e ekspertë e shohin me shqetësim këtë çështje.

Javën e nisi në kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci iu bashkua ushtarëve të FSK-së për të ngrënë ushqim.

Edhe këtë të hënë, sikurse ushtarëve, ashtu edhe ministrit, ushqimi iu servua nga kuzhinierët e Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Qendrës Studentore.

Por së fundmi nga Ministria u Mbrojtjes u hap konkurs për pranim të stafit profesional të kuzhinierëve.

E me personel të ri prej 106 personash synohet që të gjenerohet koncepti i vetqëndrueshmërisë.

E gjithë kjo, sipas ministrisë së mbrojtjes u bë për shkak të pasigurisë ligjore lidhur me operatorët.

Por për gjithë këtë situatë Organizata Jo Qeveritare AVONET e lë përgjegjëse vet Ministrinë.

Prandaj kërkohet hetim më i thellë për këtë çështje.

“Për një çështje të tillë duhet të jenë përgjegjës kryekëput siç thotë populli, autoriteti kontraktues, në këtë rast Ministria e Mbrojtjes. Dhe për këtë arsye kërkojmë nga Prokuroria e Shtetit që të fillojnë hetimet se pse ka ndodhur një veprim i tillë”, tha Kenan Gashi nga AVONET.

Ndërsa e gjithë kjo situatë vlerësohet shqetësuese nga ekspertë të sigurisë.

“Janë keqpërdorë edhe në të kaluarën, këtë nuk duhet ta fshehim aspak, por në këto përmasa çfarë kanë marrë tani tenderët për ushqim dhe veshmbathje në FSK janë shumë shqetësues”, tha eksperti i sigurisë Hysen Gecaj.

Gjithë kjo çështje ka nisur, pasi kompanisë furnizuese për ushqim të ushtarëve të FSK-së i ka skaduar kontratë me 30 shtator.

Prej tetorit, ushtarët po hanë ushqimin që po gatuajnë kuzhinierët e Mensës së Studentëve dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit