spot_img
spot_img
Wednesday, January 22, 2025
spot_img
spot_img

Çka po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pret që aleatët e Uashingtonit në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) të shpenzojnë më shumë para për bomba dhe plumba.

Propozimi i Trumpit për t’u kërkuar anëtarëve të dedikojnë pesë për qind të Prodhimit të Brendshëm Burto (PBB) për mbrojtjen u hodh poshtë nga shumë prej vendeve, por kërkesa për ndarjen e buxheteve më të mëdha nuk pritet të zhduket.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se shpenzimet mund të duhet të rriten deri në 3.7 përqind të PBB-së. Vetëm Polonia është mbi këtë nivel aktualisht.

spot_img

Caku aktual i vendeve anëtare të NATO-s për buxhetin e mbrojtjes është 2 për qind të PBB-së, të cilin e arritën ose e kaluan shumica e anëtarëve në vitin 2024.

Caku i ri për shpenzimet ka të ngjarë të miratohet në një samit të NATO-s në Hagë në qershor. Për miratimin e këtij propozimi do të duhet pajtimi i 32 shteteve anëtare.

Vendet evropiane kanë rritur buxhetet e mbrojtjes që nga pushtimi në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022. Shumë liderë kanë thënë se buxhetet duhet të vazhdojnë të rriten edhe më tej për të kundërshtuar kërcënimin e rritjes ushtarake nga Moska.

Por, implementimi i kësaj ideje është pjesa e vështirë.

Shumë qeveri tashmë përballen me vështirësi në financa publike, sisteme pensionesh të mbingarkuara dhe votues të pakënaqur me prioritetet e ndryshme të qeverive. Pasiguria politike e rrit kompleksitetin e situatës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit