Deputeti dhe biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli ka njoftuar se kompania e tij ka fituar rastin në Arbitrazh për hotelin “Grand”.
Shteti i Kosovës është detyruar t’ia kthej kompanisë së Pacollit “Mabco Contsruction” paratë që i kishte paguar për pronësinë mbi “Grandin”.
Sipas vendimit, Hotel Grand mbetet nën pronësinë e shtetit.
Avokati i kompanisë së Pacollit, Taulant Hodaj ka thënë se ka qenë ekspertit ligjor pranë Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve të organizuar nga Dhoma e Posaçme e Bankës Botërore në Washington (Arbitrazhi), me kërkesë të firmës zvicerane Bratschi.
Ai ka mirëpritur vendimin e Arbitrazhit duke vlerësuar faktin se i është besuar opinioni i tij ligjor në favor të Paditësit.