spot_img
Wednesday, January 1, 2025
spot_img

“Çka lype qaty” – Hajni kapet në flagrancë nga pronari i shtëpisë, arrestohet nga policia në Shtime

Një person është kapur në flagrancë para se të kryente një vjedhje mbrëmë në Shtime. Rasti ka ndodhur në fshatin Davidovc.

Pronari i një shtëpie ka deklaruar për indeksonline se të dyshuarin e zuri duke hyrë në oborrin e shtëpisë së tij, teksa me vete bartte maskë dhe kaçavidë.

Me të parë që potencialisht do të jetë viktimë e grabitjes, pronari i shtëpisë konfrontoi të dyshuarin dhe lajmëroi njësitet policore, të cilat iu përgjigjen rastit.I dyshuari në fjalë dyshohet të ketë kryer grabitje së fundmi në disa fshatra të Shtimes, duke shfrytëzuar kështu edhe mungesën e energjisë elektrike për të kryer grabitje.

Në momentin kur është kapur nga banorët, ai është prezantuar me identitet të rrejshëm.Lidhur me rastin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, deklaroi për indeksonline se i dyshuari A.K., 47-vjeçar, është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

“Me datën 28.12.2024, rreth orës 22:45, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë se në fshatin Davidovc të Shtimes, pronari i një shtëpie ka ndaluar një person të dyshuar, i cili kishte hyrë në oborrin e tyre në tentim për të vjedhur.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë, të cilët personin e dyshuar A.K., i moshës 47 vjeç, e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa është iniciuar rasti” Vjedhje e rëndë e mbetur në tentativë””, tha Veseli.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit