spot_img
Thursday, March 6, 2025
spot_img

Çka kërkuan kosovarët më së shumti në “Google” këto 90 ditë?

Në pesë gjerat që shqiptarët kanë kërkuar më së shumti në 90 ditët e fundit në Kosovë, katër prej tyre kanë qenë të lidhura me spektaklin e njohur “Big Brother VIP Albania”.

Analisti Shpat Komoni ka publikuar në rrjetin social një statistikë interesante, që tregon se cilat janë temat më të klikuara dhe më të kërkuara nga shqiptarët në Google gjatë këtij periudhe.

Përkatësisht, kërkesat më të shpeshta kanë qenë:

1. Big Brother VIP Albania 4 Live
2. Big Brother VIP Albania 4
3. Big Brother Albania Live
4. Big Brother VIP Albania Live
5. KQZ rezultatet

Foto: Shpat Konomi/Facebook

Ky fakt tregon se “Big Brother VIP Albania 4” është një nga ngjarjet më të diskutuara dhe më të ndjekura nga publiku shqiptar. Shumë prej ndjekësve të këtij spektakli janë të angazhuar dhe të interesuar për çdo zhvillim të ri të ndodhur në këtë program, duke e ndjekur në kohë reale dhe duke kërkuar informacione shtesë për banorët dhe ngjarjet që ndodhin në shtëpi.

Ndërsa vendi i pestë në këtë listë është i lidhur me “KQZ rezultatet”, të cilat kanë të bëjnë me zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Kosovë gjatë muajit shkurt. Ky rezultat është një dëshmi tjetër e rëndësisë së zgjedhjeve për qytetarët, duke marrë parasysh që procesi i numërimit të votave ka zgjatur gati një muaj.

Ky trend tregon një përzierje të interesave të publikut shqiptar, ku mediat dhe spektaklet televizive si “Big Brother VIP Albania” dominonin kërkesat, ndërsa ngjarjet politike, si zgjedhjet parlamentare, ishin gjithashtu një temë që tërhoqi vëmendjen e gjerë të qytetarëve në këtë periudhë. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit