spot_img
Wednesday, November 6, 2024
spot_img

Çka i tha Qamil Hajrizi serbit, pas rënies dëshmor të të birit, Hamdiut?

Pas rënies dëshmor të të birit, Hamdiut në vitin 1999, Qamil Hajrizi shkoi ta merrte në morgun e qytetit të Prizrenit trupin e tij. Aty zhvilloi një bisedë të ashpër me një serb, detajet e së cilës i rrëfen nga korridori ku dikur kishte kaluar i biri…

Nga Vushtrria mori rrugën për në Lubizhdë të Hasit.

E udhën e njejtë sikurse i biri Hamdiu, Qamil Hajrizi po e shkel edhe këtë vjeshtë.

Është pikërisht ky korridor në të cilin në vitin 1999, Hamdi Hajrizi me bashkë-luftëtarë erdhi nga Shqipëria i furnizuar me armatim.

“Ky vend është mikpritës për UÇK-në, për atë kam marrë rrugën me ardhë me e vizitu këtë vend këtu, ka  kalu UÇK-ja me djalin tim”, ka thënë ai.

E një bisedë me Hamdiun në kohë të luftës e mban mend bashkë-luftëtari, Faik Berisha.

“Nifarë bisede me të se pse të vjetër pak po shohim,  e pyta pse krejt djem të ri? Të 80-tit kanë qenë djem të ri në atë kohë. Tha po lirinë do ta gëzojmë ne”, ka deklaruar Berisha.

Por gjatë kalimit nga zona e Pashtrikut në atë të Drenicës, Hamdi Hajrizi u zu në pritë nga forcat serbe.

“E kam përcjell djalin e ka ardhë këndej me shokë t’vet. Po djali kah ka ardhë andej ka ra në fshatin Opterushë me komandant Tonin, Micin, dëshmor Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti edhe Lulzim Imeri”.

Trupat e tyre, forcat serbe i dërguan në morgun e qytetit të Prizrenit.

Ndërsa trupin e të birit, Qamil Hajrizi shkoi ta merrte me vëzhgues.

Aty, Hajrizi kujton bisedën me një punonjës serb për djalin e tij.

“Tha: çfarë numri të këpucëve ka pasë Hamdi Hajrizi? I thashë numër 42. E a e ke ditë që ka qenë ushtar? Thashë prej ditës së parë. A je tha pishman që ka qenë ushtar? Thashë unë i kam edhe katër, po edhe katër tjerë le t’shkojnë, unë 50 vjet i kam bo, kurrë s’kam me ta ndalë pushkën. Thashë se s’jemi t’u uzurpu toka të huaja, por jemi t’u e mbrojtë vendin tonë”, ka pohuar ai.

Por kjo përgjigje nuk i pëlqeu  punëtorit.

“Ja nisi me kërcënime, tha jo duhet me ardhë në sekretariat. I thashë a po m’doket që po flas me një punëtor sekretariati? Jo jo. I thashë merri shënimet e mia edhe çoja Sllobës atje, thuaji filani po deklarohet. Me këto fjalë edhe ka mbaru, pastaj i morëm kufomat, të Bekteshit edhe të Hamdisë, i kam marr i kam çu n’fshat”.

Babai i dëshmorit Hamdi Hajrizi kërkon të çmohet e të mos harrohet vepra e veteranëve, invalidëve e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit