spot_img
spot_img
Saturday, February 1, 2025
spot_img
spot_img

Çitaku-Kurtit: Ti rriti rrogat dhe ekonominë, për fëmijët ka kush kujdeset

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se deklarata e kryeministrit Kurti “m’i sillni jau rris fëmijët”, është fyese dhe tallëse.

Ajo i ka bërë thirrje kryeministrit që t’i rris rrogat e ekononominë, sepse fëmijët i rrisin prindërit.

“Detyra e kryeministrit është t’i rris rrogat, ta rrisë ekonominë, ta rrisë mirëqenien, buxhetin, t’i rrisë dhe t’i fuqizojë raportet me aleatët. Ta rrisë dhe ta fuqizojë arsimin, ekonominë. Është një tallje pa krip, është fyerje dhe përbuzje për oponentët dhe tallje me mbështetësit e tij”, tha Çitaku.

spot_img

“Rritja e fëmijëve iu takon prindërve, familjeve, shteti duhet ta krijojë infrastrukturën. Sikur të ishte stand up komendi as nuk kisha qeshë, ishte fyese edhe poshtëruese”, shtoi tutje ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit