Tuesday, July 15, 2025
spot_img

Çitaku: Diku kemi gabuar keq – çka duhet të ndodhë që të ngrihemi në këmbë kundër dhunës?

Vlora Çitaku, deputete e Partisë Demokratike e Kosovës, ka reaguar në lidhje me tragjedinë e sotme që ka ndodhur në një ndërtesë në rrugën B në Prishtinë.

Një burrë 34-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një grua 30-vjeçare ka mbetur e plagosur si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë.

Çitaku ka se ‘’diku kemi gabuar keq’’, dhe se çdo ditë jemi dëshmitarë të lajmeve tragjike.

‘‘Unë nuk po e di më çka duhet të ndodhë që të ndizen të gjitha alarment. Edhe çka duhet të ndodhë që si shoqëri të zgjohemi e të ngrihemi në këmbë kundër dhunës që na godet çdo ditë, në rrugë, në shtëpi, në vendin e punës.

Çfarë shoqërie jemi duke ndërtuar? Çfarë vlerash po mbjellim e kultivojmë për fëmijët tanë? A nuk u ba boll?

Çdo ditë jemi dëshmitarë të lajmeve tragjike: dhunë, brutalitet, sulme ndaj grave. Diku kemi gabuar keq. Por ende s’është vonë me e ndërru drejtimin’’, ka shkruar ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit