spot_img
Monday, November 25, 2024
spot_img

“Cilin raport, citoje”: Përplasen Mehmetaj dhe Gashi për rastin Dehari

Pas riaktualizimit të sërishëm të çështjes së vetëvrasjes së aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, janë kapur gazetari Lirim Mehmetja dhe avokati i VV-së, Tomë Gashi.

Mehmetaj në një postim në Facebook e dha që raportet, ekspertiza dhe superekspertiza konfirmon pa asnjë mëdyshje që Dehari është vetëvrarë, për çka i reagoi Gashi.

”Për Astritin je gabim”, i reagoi Gashi.

”Lexo raportet”, ia ktheu Mehmetaj.

“E kam lexu qe 4 vjet qe ku e ke”, tha Gashi duke shpërndarë një paragraf të një raporti, por pa treguar se çfarë raporti, i kujt, apo kur.

“Cili raport është ky, citoje?”, ia ktheu Mehmetaj.

Këtu pauzoi Gashi, duke mos treguar se çfarë raporti ka cituar.

Këtu Mehmetaj vijoi të argumentojë.

“Ajde te merremi me raportin e fundit te institutit zviceran, te cilin vete e keni perzgjedhe. Cka thote aty? A thuhet se s’ka prezence te ADN-se te askujt tjeter. Cka thote raporti austriak, a e konfirmon se videot e burgut jane te paprekura dhe aty konfirmohet se askush nuk eshte futur ne dhomen e Deharit. Gjithashtu konfirmohet se nga dritarja e burgut s’ka pas si te futet keshu, sepse grilat kane qene te paprekur. Krejt e qarte eshte, madje kete e dijne edhe familja e tij. Prandaj familja nuk thone se e ka vrare dikush, por se ka vdekur ne rrethana te dyshimta”, shkroi Mehmetaj.

Tomë Gashi: “Kur te duash ne cilin tv te duash dalim e i sqarojm para publikut, nese kjo nuk te konvenon je i mireseardhur ne zyre time me i pa te gjitha shkresat. Te pershendes”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit