Thursday, May 15, 2025
spot_img

“Çfarëdolloj ekstremizmi do të luftohet” – Sveçla konfirmon arrestimet në Kaçanik

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion të gjerë në komunën e Kaçanikut, si pjesë e hetimeve për vrasjen e rreshterit të Njësisë Speciale, Muhamed Lika.

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se gjatë këtij operacioni janë bërë arrestime të reja, ndërkohë që numri përfundimtar i të ndaluarve ende nuk dihet, pasi aksioni është ende në zhvillim e sipër.

“Tashmë është publike që ka arrestime të reja. Numri përfundimtar ende nuk dihet, për shkak se aksioni është duke vazhduar. Të gjitha institucionet ligjzbatuese janë të vendosura që të luftojnë çfarëdolloj ekstremizmi apo dhune që dëmton institucionet dhe vetë popullin e saj,” deklaroi Sveçla.

Sipas burimeve të Insajderit, deri tani sot janë arrestuar Fatjon Tusha, Ridvan Axhami, Elmedin Raka dhe Labinot Murati.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit