Friday, May 2, 2025
spot_img

Çfarë po planifikon Xi Jinping?

Xi ka në dispozicion një mori masave të tjera shtrënguese. Armët e tjera në paketën e mjeteve shtrënguese të Kinës, përfshijnë bojkotimin e kompanive apo mallrave amerikane, siç është dëshmuar tashmë kundër firmave të veshjeve që kanë kritikuar përdorimin e punës së detyruar në fushat e pambukut të Xinjiang.

Porti i Shangait është më i ngarkuari me punë në botë. Aktiviteti atje monitorohet nga afër nga analistë financiarë, që nuk kanë besim tek statistikat zyrtare dhe kërkojnë të dhëna se çfarë po ndodh realisht në ekonominë e dytë më të madhe në botë. Ditët e fundit do kenë parë zhvillime të vrullshme.

Në fillim pati kaos, pasi anijet nxituan që të ngarkonin me shpejtësi kontejnerët, gjysma e tyre të destinuara për në Shtetet e Bashkuara, në një përpjekje për të shmangur hyrjen në fuqi të tarifave të reja. Deri fundjavës që shkoi, vendi raportohet se thuajse është bllokuar. “Anijet që dështuan të nisen në kohë, qëndrojnë tani pa punë dhe në tufa të mëdha përgjatë porteve.
Shumë transportues ose po e tërheqin ngarkesën ose po përpiqen të gjejnë alternativa, thekson revista kineze e biznesit “Caixin”. Pas një serie rritjesh të njëpasnjëshme, tarifat totale të SHBA-së për mallrat kineze janë tani në nivelin 145 për qind, ndërsa Kina është kundërpërgjigjur me 125 për qind tarifa për importet amerikane.

Pas rritjes së kësaj të fundit të premten, Pekini sugjeroi se do të ishte i fundit, pasi nivele të tilla e kanë shkatërruar tregtinë midis 2 vendeve, dhe s’ka kuptim të shkohet më tej. Ndërsa porti i Shangait ishte duke e ndalur punën, Xi Jinping po priste në një takim kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, duke i thënë se pjesa tjetër e botës kanë nevojë për “unitet dhe bashkëpunim”.

Ai do t’i përçojë të njëjtin mesazh Vietnamit, Malajzisë dhe Kamboxhias javën e ardhshme, duke i nxitur ata që të qëndrojnë me Kinën përballë SHBA-së së Trump dhe të përqafojnë një “të ardhme të përbashkët” (pra kineze). Media shtetërore kineze po e prezanton Xi-në si një kampion të tregtisë së lirë dhe globalizimit dhe po propagandon nevojën për “ndërtimin e një koalicionit” anti-Trump.

Tashmë është e qartë se Pekini nuk është gati për t’u dorëzuar, dhe është i vendosur të nxjerrë përfitime diplomatike maksimale nga kjo luftë tregtare që po përshkallëzohet nga dita në ditë. Akuzat e Pekinit ndaj SHBA-së për “shtrëngim”, “ngacmim” dhe “shkelje të rregullave” janë sigurisht hipokrite, pasi që të tria këto skema kanë qenë një element qendror në ngritjen e Kinës në skenën globale.

Por Xi ka menduar se deklaratat e tij do të mirëpriten ende nga një pjesë e vendeve që janë tronditur nga një president amerikan me sjellje të shfrenuara, që po e largon SHBA-në si nga miqtë ashtu edhe armiqtë. Po ashtu, ai ka nevojë për tregje për të reja për të garantuar një valë të valë eksportesh kineze të lira të ridrejtuara drejt SHBA-së, tregu më i madh i konsumit në botë. Ndaj i duhet veçanërisht Azia Juglindore që të mbyllë një sy ndaj transporteve të mallrave kineze. Këto të fundit ri-etiketohen sikur janë prodhuar diku tjetër. Zinxhirët e furnizimit janë të komplikuar. Shpesh një produkt i vetëm (për shembull një iPhone), ka komponentë që vijnë nga burime të shumta, dhe kompanitë logjistike kineze kanë qenë shumë të afta në shmangien e kufizimeve tregtare shumë kohë përpara përplasjeve të fundit.

Pra Xi ka në dispozicion një mori masave të tjera shtrënguese. Armët e tjera në paketën e mjeteve shtrënguese të Kinës, përfshijnë bojkotimin e kompanive apo mallrave amerikane, siç është dëshmuar tashmë kundër firmave të veshjeve që kanë kritikuar përdorimin e punës së detyruar në fushat e pambukut të Xinjiang.

Po ashtu, Pekini mund të shtojë hetimet rregullatore për arsye të rreme si evazioni fiskal, lufta ndaj monopoleve ose siguria e të dhënave. Google dhe DuPont po përballen tashmë me hetime për sjellje monopoliste. Një makth për kompanitë e huaja është diplomacia e pengjeve, në të cilën Kina po bëhet gjithnjë e më e aftë.

Nën sundimin e Xi, ka pasur një rritje shqetësuese të rasteve ku drejtuesit e huaj të kompanive të përfshirë në mosmarrëveshje biznesi, reale apo të imagjinuara, u ndalohet të largohen nga vendi. Pekini mund të braktisë bashkëpunimin e tij modest për fluksin e kimikateve që kanë ndihmuar në nxitjen e krizës së drogës fentanil në Amerikë dhe pastrimin e të ardhurave, ku janë përfshirë bankat kineze. Ai mund të godasë kompanitë e shërbimeve amerikane, studiot ligjore dhe bankat, aty për shembull Amerika gëzon një suficit tregtar me Kinën.

Mund të ketë dhe një presionin e shtuar ndaj kompanive amerikane, që të dëshpëruara për ta pasur mirë me regjimin e Xi, do të dorëzojnë pronësinë intelektuale. Por mund të vijnë edhe kufizime të mëtejshme në eksportet kryesore nga të cilat SHBA-ja është shumë e varur, si mineralet jetike të përdorura në industrinë e teknologjisë dhe të mbrojtjes.

Po ashtu, Pekini mund të manipulojë kursin e tij të këmbimit për t’i bërë eksportet e tij më të lira dhe të heqë dorë nga obligacionet e Thesari të SHBA-së. Kina është mbajtësja e dytë më e madhe e borxhit të SHBA-së pas Japonisë dhe ka që tani spekulime – edhe pse pa prova të forta – se luhatjet e forta të javës së kaluar në tregjet e obligacioneve amerikane, u provokuan nga shitja masive e tyre nga kinezët.

Ai zhvillim, rritja më e madhe e normës që nga pandemia, duket se ka qenë arsyeja pse Trump u tërhoq, duke pezulluar tarifat më të larta kundër pjesës tjetër të botës (edhe pse ato përballen ende me një minimum prej 10 për qind), ndërkohë që i rriti më tej ato kundër Kinës.

Cilado qoftë arsyeja, rënia do ta ketë inkurajuar Pekinin të mendojë se mund të rezistojë më gjatë se Amerika. Të paktën në letër ekonomia kineze është e brishtë, vuan ende pasojat e krizës në tregun e pronave, me borxhe të rënda dhe rënie të investimeve të brendshme.

Në mungesë të reformave ekonomike kuptimplota, Xi i ka varur shpresat tek eksportet e lira për të ringjallur ekonominë. Ajo duket më e brishtë se SHBA-ja. Megjithatë Kina është gjithashtu një autokraci dhe toleranca që ka ndaj vuajtjeve është më e lartë. Ajo mund t’i imponojë më shumë vuajtje popullit të saj.

Dhe Xi po vë bast me një inflacion më të lartë, humbje të vendeve të punës dhe ripozicionime ekonomike nga lufta tregtare, është Trump ai që do të përballet me presion të hershëm dhe më të madh politik dhe popullor për të ndryshuar kursin.
Ndërkohë SHBA-ja është një ekonomi shumë më e hapur se Kina, dhe siç e treguan luhatjet e fora të tregut të obligacioneve javës së kaloi, është shumë më e ekspozuar ndaj ndjenjave të tregut, edhe pse Trump ka qenë shpërfillës ndaj zhvillime dramatike në bursë.

Ndërsa është e vërtetë që legjitimiteti i Partisë Komuniste Kineze varet nga ecuria e ekonomisë, gjërat do të duhej të përkeqësoheshin shumë që të provokojnë llojin e protestave popullore, që u panë nga fundit i bllokimeve të ashpra të Kinës ndaj Covid-19, të cilat e detyruan Xi-në të braktiste politikën e tij kokëfortë të “zero rasteve”.

Po ashtu, PKK, po përdor një taktikë të njohur për të forcuar ndjenjat nacionaliste, duke e paraqitur luftën tregtare me Amerikën si një luftë patriotike. Javës që kaloi, Ministria e Jashtme qarkulloi një video të një fjalimi të famshëm të vitit 1953 nga Mao, mbi vendosmërinë në Luftën Koreane kundër Amerikës.

Paralajmërimi i Pekinit se “Kina do të luftojë deri në fund”, është bërë një pikë referimi në mediat sociale. Ndarja e Bashkimit Evropian nga Amerika është një qëllim i kahershëm i politikës së PKK dhe Xi, do të jetë ndjerë i inkurajuar nga vizita e kryeministrit spanjoll.

Sanchez i tha se është në favor të “marrëdhënieve më të balancuara midis Bashkimit Evropian dhe Kinës”. Por të tjerët do të jenë më të kujdesshëm. Mbështetja e Kinës për agresionin e Rusisë në Ukrainë, hedh një hije të gjatë mbi marrëdhëniet BE-Kinë, dhe ato nuk do të ndihmohen nga lajmi i kapjes nga ukrainasit të 2 ushtarëve kinezë që po luftonin për Rusinë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit