Tuesday, April 15, 2025
spot_img

Çfarë po ndodhë? Një aeroplan i NATO-s me orë të tëra po sillet mbi Bosnjë dhe Hercegovinë

Një aeroplan luftarak, i ngritur sot në mëngjes nga baza ushtarake e NATO-s pranë Konstancës në Rumani, ka disa orë që po qarkullon mbi Bosnjë dhe Hercegovinë.

Sipas të dhënave të aplikacionit Flight Radar 24, i cili monitoron fluturimet në kohë reale, bëhet fjalë për një aeroplan Bombardier Challenger 650 Artemis, i cili është i regjistruar për përdorim nga një formacion ushtarak apo shërbim qeveritar.

Aeroplani po kryen fluturime në një zonë midis Mostarit dhe Tuzllës, dhe në afërsi të kufirit ndërmjet Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Serbisë.

Gjatë fluturimit nga Rumania drejt Bosnjës dhe Hercegovinës, aeroplani ka anashkaluar hapësirën ajrore të Serbisë dhe ka hyrë në Bosnjë dhe Hercegovinë përmes Hungarisë dhe Kroacisë, njofton një portal i Banjallukës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit