spot_img
Monday, November 25, 2024
spot_img

Çfarë po ndodh: Shkarkohet në Durrës anija e e dytë britanike me pajisje ushtarake

Ardhja tre javë më parë e një anije britanike transporti, e  furnizuar me makina, armë, municione dhe pajisje ushtarake në Durrës, nuk bëri shumë përshtypje. Ra pak në sy, e asgjë nuk u tha për të. Bëhet fjalë për anijen cargo Ro “ANVIL POINT”, pjesë e flotës tregtare të Mbretërisë së Bashkuar.

E cila, para dy ditësh është kthyer sërish në Durrës, e në kalatën e portit ka shkarkuar një sasi të madh armatimesh, makinerish dhe pajisjesh të tjera ushtarake.

Gjithçka rreth këtij operacioni është një mister i madh, pasi nuk bëhet e ditur nëse kemi të bëjmë me një furnizim të ushtrisë shqiptare, apo një logjistikë e pritshme për stërvitjen e përbashkët unshtarake me forcat aleate të NATO-s.

Nëse do të ndodhte njëra nga këto të dyja, patjetër që do të kishte njoftime shtypi; e para, nga palët, veçanërisht nga qeveria shqiptare që është e etur për prezencë ndërkombëtare.

Siç shihet, kemi të bëjmë me operacione që nuk janë mbi tokë, siç ka vijuar gjatë furnizimi me karburant i Izraelit nga Shqipëria, por që nuk është thënë asnjë fjalë publikisht, nga frika e Erdoganit.

Dërgesa britanike në Durrës, ardhur në një kontekst të qartë, ku Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, morën një angazhim të përbashkët publik për ta ndihmuar Ukrainën me armatim, në luftën me Rusinë.

Në një editorial të përbashkët në ‘The Guardian’, ministrat e Jashtëm të Britanisë së Madhe dhe Francës, bënë të ditur se nuk do ta lejojnë Vladimit Putinin që të ndryshojë me forcë Rendin Botëror, siç bëri Hitleri në Luftën e Dytë Botërore.

Ndërkaq, sot ka bërë bujë lajmi, se ndërsa Rusia po merr mercenarë nga Korea e Veriut dhe huthët e Jemenit që të luftojnë në Ukrainë, Europa do të mbështëse kontraktorë, pra ushtarë privatë që të luftojnë krah ushtrisë së Ukrainës.

Sipas ‘Le Monde’, e cila citon “burime britanike”, Britania e Madhe dhe Franca po flasin për krijimin e një bërthame të fortë të mbrojtjes evropiane: Parisi mund të përdorë kontraktorët në Ukrainë, të cilët tashmë trajnojnë ushtarët e Kievit.

Këto nuk janë as fjalë kafenesh e as sallonesh parapolitike, por është prestigjozja franceze ‘Le Monde’ që e shkruan në një kryeartikull.

Sipas të përditshme franceze,  ditët e fundit në Evropë kanë rifilluar diskutimet për dërgimin e ushtarëve në Ukrainë, veçanërisht mes Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Ideja u cek për herë të parë nga Emmanuel Macron, shkurtin e kaluar në një samit evropian në Paris dhe që u prit shumë ftohtë, veçanërisht nga Gjermania. Por linja e Francës ka mbetur gjithmonë e njëjtë: “Mos e përjashtoni dërgimin e ushtarëve perëndimorë në Ukrainë”, “Mos vendosni vija të kuqe”, linjë që u përsërit së fundmi nga ministri britanik i Evropës, Benjamin Haddad, në një intervistë për ‘Corriere della Sera’ dhe nga ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot, në intervistën me BBC, të shtunën e kaluar.

Tani hipoteza është kthyer në një projekt, nën presionin e faktorëve të ndryshëm: avancimi i trupave ruse, inaugurimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë me premtimin e tij për të “zgjidhur luftën në Ukrainë në 24 orë” (ndoshta duke pranuar kushtet e Putinit), drita jeshile amerikane për përdorimin e armëve me rreze të gjatë kundrejt objektivave ushtarake në territorin rus etj etj.

Përdorimi i këtyre armëve me rreze të gjatë nga Ukraina presupozon praninë e mbështetjes perëndimore në territorin e saj. Kjo është, në fund të fundit, një nga arsyet kryesore pse Gjermania ka refuzuar deri më tani të furnizojë Ukrainën me raketat e saj me rreze të gjatë veprimi ‘Taurus’.

E nëse i referohemi këtij artikulli të ‘Le Monde’, atëherë në mënyrë të tërthortë shfaqet hipoteza se operacioni ka nisur, dhe Shqipëria, mund të jetë një “magazinë” apo një distributor i infrastrukturës për këtë “operacion special”.

Nëse ndodh kjo, jemi një shënjestër e fortë e Vladimir Putinit. Krahasuar me muxhahidinët e Iranit që i strehojmë në Manzë, ky angazhim mund të hapë një zjarr, që vështirë të shuhet, nëse Putin vendos të bombardojë prapavijat e armatimit të “kontraktorëve perëndimorë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit