spot_img
Thursday, March 6, 2025
spot_img

Çfarë përjeton trupi gjatë agjërimit, flet nutricionisti Agron Rexhepi

Agjërimi në muajin e Ramazanit, respektivisht abstenimi nga ushqimi sjellë me vete një mori efektesh pozitive shëndetësore.

Nutricionisti, doktor Agron Rexhepi tregon rreth ndikimit të agjerimit në shendetin e njeriut. Rexhepi thotë se ndikimet janë të shumëfishta dhe se agjerimi është një vetshërim për organizmin.

Rexhepi ka thënë se hulumtimet shkencore tregojnë se agjerimi është një vetshërim për organizmin, lufton depresionin, e zemra, mëlçia dhe veshkët punojnë më pak.

“Agjerimi ka një ndikim të madh në shëndetin e njeriut. Është një vetpastrim i organizmit. Kjo po i ngulfat rojet e Facebookut, injorantë të cilët mundohen të përhapin dezinformata se agjerimi të shaktërron. Kjo nuk është e vërtetë dhe se ndikimet e agjerimit në shëndet janë të shumëfishta. Në sistemin nervor qëndror, ndihmon në lirimin e mediatorëve që e luftojnë depresionin. Japin një disponim e relaksim organizmit. Ndërkaq e pushon punën e zemrës për disa mijëra herë, për 13 – 14 mijë herë të rrahura më pak brenda ditës. Mëlçia 5 a 6 orë brenda ditës punon më pak. Punojnë veshkët më pak, punon sistemi tretës më pak. Kështu që kjo duhet të shfrytëzohet tek problemet e sindromes irrituese të zorrëve. T’i ipet mundësi të vetëshërohet organizmi”, tha ai.

Rexhepi thotë se agjerimi fillon për të plotësuar obligimin që kemi ndaj krijuesit, por së bashku me të vijnë dhe shumë të mira shëndetësore.

“Është vërtetuar shkenctarisht që agjerimi e ul dhe nivelin e kolesterolit të keq. Çdo agjërues në muajin e ramazanit, agjerimin e fillon për të plotësuar obligimin që ka ndaj krijuesit të tij, zotit. Por së bashku me këtë do të vijnë dhe të mirat shëndetësore”, tha ai. .

Ndërsa thotë se agjerimi ndikon dhe në humbjen e peshës, nëse nuk bëjmë gabime në ushqim. Rexhepi thotë se nuk duhet të konsumojmë ushqime hiperkalorike dhe të mos teprohet me yndyrna.

Por sipas tij agjerimi nuk duhet të bëhet vetëm një muaj. Sipas tij nutricionistët rekomandojnë që të pakten dy ditë në javë të agjerohet, tërë vitin.

“Rreth ndikimit të agjerimit në shëndet flitet qysh para epokës sonë. Nuk është diçka që tash është zbuluar. Por të mos e ndalim agjerimin vetëm në një muaj. Sepse nuk e ke jetën e kufizuar vetëm në një muaj. Por i ka 12 muaj brenda vitit. Prandaj nëse mbesim vetëm në një muaj, ne do të arrijmë me i aktivizu proceset për të mirë të shëndetit. Por nëse 11 muaj tjerë abuzojmë, prapë jemi nalt- posht me shëndet. Mirë është t’i zbatojmë dhe këshillat e nutricistëve, atyre që bëjnë studime të mirfillta, të cilët preferojnë që të paktën dy ditë në javë të bëhet agjerim. Ata preferojnë të shtunën e dielen. Mirëpo ne në islam e kemi e hënë, e enjte. Pse mos të praktikohet dhe ta mbajmë procesin e autofagisë aktiv gjatë tërë jetës sonë, pasi që është një vetpastrim i organizmit”, thotë Rexhepi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit