Blogerja e njohur Afrona Dika i kaloi ditët e fundit të pushimeve në Shqipëri. Ajo është përballur me një problem shëndetësor, që e detyroi që t’i nënshtrohej një kontrolli mjekësor në spital. Në një postim në “Instastory” ajo ka publikuar një fotografi ku shihet e shtrirë në spital.
“Fat i keq”, ishte mesazhi që shkroi e afërmja e saj.
Kujtojmë që Afrona u bë e njohur për publikun pas martesës me këngëtarin Blero si dhe dramat që janë krijuar pas ndarjes së tyre.
